Një vatër zjarri është raportuar edhe në fushën e Lazaratit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes u nis grupi i shërbimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër.
Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit konstatuan se flakët kishin marrë përmasa të mëdha dhe kërkohej ndërhyrje e menjëhershme.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan 3 grupe zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë, zjarri është izoluar dhe është nën kontroll.





