E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Në makinë me Ergys Agasin, Uljan Shpatarakut i hiqet leja e armës, i merret arsenali që mbante në banesë

Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e ish-zyrtarit të lartë policor, Ulian Shpataraku. 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë me leje iu sekuestruan menjëherë ndërsa u zbuluan teksa kishin nisur procedurat për t’i marrë armën e shtetit për periudhën që ka shërbyer për uniformat blu.

Shpataraku u vu në pranga të mërkurën në mbrëmje me Ergys Agasin nën akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Ai po drejtonte makinën e të kërkuarit prej mëse 8 muajsh si drejtues i grupit kriminal të dosjes “AKSHI”.

Reklamë

Me vendimin e togave të zeza nëse do të qëndrojë në burg pa afat apo do të lihet në një masë më të butë sigurie ai do të njihet sot. Në një seancë maratonë prej 7 orësh, të premten Ergys Agasi u la në masën arrest në burg, ndërsa u vendos në paraburgimin e Bradasheshit.

Reklamë

Por nëse do të provohet se edhe Ulian Shpataraku ka qenë një nga anëtarët e organizatës kriminale, pritet që kompetencën hetimore për të ta marrë struktura e posaçme, në të kundërt do t’i dërgohet prokurorisë së shkallës së parë. Megjithatë ai ishte shpallur në kërkim me 6 gusht sepse kishte kërcënuar stafin e një hoteli në Himarë me pretendimin se nuk i kishte pëlqyer shërbimi.

Ulian Shpataraku ka mbajtur disa funksione në polici, nga Shef i Seksionit të Trafiqeve  dhe Narkotikëve në Elbasan, detyrë nga e cila u pezullua për shpërdorim.

Por më pas u emërua në dhjetor 2024 si Zv.drejtor i Policisë së Elbasanit përreth dy muaj.

Ndërkaq në dy vitet e fundit ai ka punuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë deri në përjashtimin e tij nga drejtori i komanduar Sokol Bizhga për mosparaqitje në punë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë