E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Kamëz, 26-vjeçari godet automjetin e Policisë. Dy efektivë në spital

Tiranë – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar lidhur me një aksident të ndodhur në Kamëz, ku një automjet është përplasur me një makinë të Policisë.

Policia sqaron se pretendimi se përplasja ka ndodhur gjatë një ndjekjeje policore është i pavërtetë.

Reklamë

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti i Policisë ishte duke patrulluar në territorin e planifikuar për shërbim, kur është goditur nga një automjet me drejtues shtetasin R. T., 26 vjeç.

26-vjeçari, teksa lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke u përplasur me makinën e Policisë.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit, dy punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Sipas Policisë, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 26-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime. Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet procedurale për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë