E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Porti i Durrësit refuzon anijen ruse, “Hanuman” pjesë e së ashtuquajturës “flota hije”

Kapiteneria e Portit të Durrësit ka refuzuar hyrjen në radën e portit të anijes “Hanuman”, e cila rezulton në listën e mjeteve lundruese të sanksionuara nga Bashkimi Evropian për shkak të transportit të naftës ruse.

“Hanuman” kishte kërkuar të hynte në port për të marrë shërbimet e nevojshme, mes tyre furnizim me karburant, ujë dhe ushqime, si dhe për riparime të mundshme.

Reklamë

Por pas verifikimeve, autoritetet shqiptare kanë konstatuar se ajo ishte subjekt i masave kufizuese të Bashkimit Evropian.

Për këtë arsye, Kapiteneria e Portit të Durrësit nuk i ka dhënë leje për të hyrë në radë dhe anija ka vijuar lundrimin jashtë portit.

Reklamë

Vendimi është marrë më 28 gusht. Anija me flamur të Sierra Leones është identifkuar  gjithashtu nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës si pjesë e të ashquajturës flotë hije ruse.

Sipas të njëjtave të dhëna,  në shtator të vitit 2025 anija dyshohet se ka   transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk drejt Turqisë, në kundërshtim me regjimin e embargos dhe kufirit të çmimit të vendosur nga G7 dhe Bashkimi Evropian.

Më shumë video

Reklamë