E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror, TIA: Fluturimet u pezulluan për pak minuta, situata po normalizohet!

 Aeroporti i Rinasit ka reaguar lidhur me problemin e shfaqur në sistemet e trafikut ajror në vendin tonë.

Përmes një njoftimi zyrtar, TIA ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se është angazhuar numri maksimal i stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më efikas të situatës.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PASAGJERËT!
Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie.
Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.
TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.
Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.
Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë