E premte, 23 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Alpet italiane, doli nga shtegu për të bërë një foto, turistja 36-vjeçare humb jetën pas rënies 300 metra lartësi

Një turiste 36-vjeçare amerikane ka humbur jetën tragjikisht në Alpet italiane, pasi ra nga një lartësi prej rreth 300 metrash, ndërsa po eksploronte Dolomitet me familjen e saj.

Michelle Alejandra Rubio Leiva, nga Florida, dyshohet se ishte larguar nga shtegu i shënuar malor për të gjetur një pikë panoramike dhe për të realizuar një fotografi, kur rrëshqiti në një pjesë të ekspozuar të shpatit malor, raportojnë mediat italiane.

Reklamë

Alarmi u dha nga motra e saj, ndërsa në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe një ambulancë. Ekipet e shpëtimit zbritën në shpatin e malit për të arritur te turistja, por, pavarësisht përpjekjeve, ajo u konstatua e vdekur në vendngjarje.

Sipas mediave italiane, familja po zhvillonte një ecje malore në një lartësi prej rreth 2.700 metrash dhe ishte drejtuar për nga një stacion teleferiku, me qëllim udhëtimin drejt majës së Sass Pordoi, e njohur për pamjet panoramike të majave përreth.

Ngjarja tragjike ka rikthyer vëmendjen te rreziqet që paraqesin shtigjet malore dhe largimi nga itineraret e shënuara, veçanërisht në zonat me shpate të thepisura dhe terren të ekspozuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.