E premte, 23 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ambasadori Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë!

Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin një sulm ndaj Iranit që këtë fundjavë. Deklarata u bë nga ambasadori amerikan në Turqi dhe i dërguari i posaçëm për Sirinë, Tom Barrack, ndërsa presidenti Donald Trump tha se nuk kishte dijeni për një mundësi të tillë.

“A mund të ndodhë një sulm këtë fundjavë? Sigurisht”, u shpreh Barrack në një intervistë me influencuesin Mario Nawfal.

Reklamë

Ai shtoi se Trump mbetet i hapur për një marrëveshje dhe se palët kanë qenë në negociata prej muajsh.

I pyetur për deklaratën e ambasadorit, Trump u përgjigj: “E tha këtë ambasadori ynë në Turqi? Ai është një njeri shumë i fuqishëm. Nuk kam dijeni për diçka të tillë”.

Reklamë

Ndërkohë, bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë ngecur, pas disa muajsh konflikti dhe sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Trump ka deklaruar disa herë se do të marrë një vendim për Iranin, por ka lënë të kuptohet se kjo mund të mos ndodhë përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të planifikuara për 3 nëntor.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se, sipas tij, eliminimi i kërcënimit nga Teherani kërkon rrëzimin e regjimit iranian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.