E diel, 1 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet 67-vjeçari në Burrel, i sekuestrohet armë

Një 67-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Burrel, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.

Pas marrjes së një njoftimi për një konflikt familjar në një banesë në qytetin e Burrelit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke neutralizuar situatën dhe parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në pranga ka rënë shtetasi B. K., 67 vjeç, banues në Burrel. Gjatë kontrollit të banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike, dy krehra dhe 55 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë