Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj biznesmenit

28 Gusht 16:37

Nga Blerina Cene

Pas shtatë orësh seancë, Gjykata e Posaçme urdhëroi izolimin në qeli të Ergys Agasit. Ndaj tij u rëndua pozita ligjore pasi tanimë dyshohet se ka kryer edhe korrupsion. Brenda seancës maratonë ai mohoi kategorikisht pjesëmarrjen në tenderët publikë dhe përfshirjen në akuzat e SPAK.

Avokati i Agasit, Maks Haxhia e mbrojti klientin e tij duke thënë se akuza e re është artificiale dhe e paargumentuar nga Prokuroria Speciale.

“Po kërkojmë që të na paraqesë prokuroria se ku qëndron prova për korrupsion. Këto janë masa që merr prokurori për të siguruar procesin e vetë, për të mos dështuar. Prokuroria nuk ka folur fare për këtë moment! E them me përgjegjësi të plotë. Pretendimi i Agasit është shkëputja e kontekstit, 2 apo 4, nuk ka të bëjë fare me atë që pretendon. Nuk është sjellë si moment prove”, tha Haxhia.

Marrëdhënien e Ergys Agasit me drejtoreshën e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, avokati refuzoi ta shpjegonte.

“Duhet të pyesni atë!”, u përgjigj avokati.

Ndërsa videot e regjistruara nga klienti i tij, që SPAK thotë se i ka sekuestruar, Haxhia thotë se janë artikulime mediatike.

“Sot në proces prokuroria që edhe pse gjatë kontrollit ka sekuestruar një mini kamer, nuk solli absolutisht, absolutisht asnjë moment, asnjë pasazh filmimi nga këtu. Tashi të takosh një njeri që s’është kriminel, por është një njeri i nderuar, nuk është vepër penale me sa di unë të paktën prej 45 vjetësh që jam në këtë profesion”, shtoi më tej Haxhia.

Ergys Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës, pas disa javësh në gjurmim nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policisë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai dyshohet se ka kryer tetë vepra penale “Korrupsion” dhe “Konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës”. Për këtë episod, Agasi besohet se ka ushtruar presion dhe ka detyruar disa shoqëri private të tërhiqeshin nga pjesëmarrja në tendera publikë. Vepra tjetër penale për të cilën dyshohet është “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Në dosjen e SPAK-ut thuhet se Agasi ka urdhëruar pengmarrjen e Gerond Meçes, një biznesmen që nuk po tërhiqej nga ankimimi që kishte bërë për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Për organin e akuzës, Gerond Meçe ka deklaruar se është kërcënuar me armë në kokë nga disa persona, të cilët, sipas tij, mbanin të veshur uniformën e policisë, të agjentëve të BKH-së dhe kishin vendosur maska.

Akuza të tjera janë manipulimi i tenderave dhe pastrimi i parave në formën e krimit të organizuar me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqirit. Ky i fundit u arrestua në Francë pasi fluturoi në mënyrë të dyshimtë mbi një reaktor bërthamor.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
agasi burg GJKKO Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarr në Lazarat

më shumë...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

më shumë...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

më shumë...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar, zbardhen diskutimet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.