E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U arrestua bashkë me Ergys Agasin, ish-polici Shpataraku del sot para GJKKO-së

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku

Ish-polici, Uljan Shpataraku, do të përballet me Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurisë, në orën 11:00.

Shpataraku u arrestua teksa drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte i kërkuari nga drejtësia, Ergys Agasi.

Ai akuzohet për “Përkrahje të autorit të krimit”.

Ergys Agasi u arrestua më 26 gusht në rrugën e Plepave në Durrës, ndërsa në makinë me të ndodhej edhe ish-efektivi Uljan Shpataraku.

Reklamë

Prokuroria e Posaçme e akuzon Agasin, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj, për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për manipulimin e tenderave të AKSHI-t, ndërsa hetimet përfshijnë edhe pretendime për përdorim të dhunës dhe pengmarrje.

Ndërkohë Uljan Shpataraku u shpall në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi pas një debati në një lokal në Dhërmi kërcënoi me armë kamarierin dhe administratorin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë