E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Marrëveshje historike! SHBA synon kontrollin e shumicës së rezervave të naftës së Venezuelës

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të marrin kontrollin e një pjese të madhe të rezervave të naftës së Venezuelës.

Sipas zyrtarëve amerikanë, marrëveshja do t’u japë kompanive amerikane akses në rreth 65 miliardë fuçi rezerva nafte në Venezuelë.

Reklamë

Kjo do të krijonte atë që autoritetet amerikane e përshkruajnë si portofolin e dytë më të madh të rezervave të naftës në botë, pas gjigantit saudit “Saudi Aramco”.

Marrëveshja u bë publike nga presidenti amerikan Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social. Trump e paraqiti atë si një hap strategjik që, sipas tij, do të forcojë sigurinë energjetike të Shteteve të Bashkuara për dekadat e ardhshme.

Reklamë

Sipas presidentit amerikan, marrëveshja është arritur në bashkëpunim me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez, si dhe me kompani private.

Trump deklaroi se SHBA-ja ka siguruar kontrollin e shumicës së rezervave, duke theksuar se marrëveshja nuk do të ketë kosto për taksapaguesit amerikanë.

Një zyrtar amerikan tha se Shtetet e Bashkuara do të kontrollojnë 55% të prodhimit real të naftës së sipërmarrjes së re të përbashkët, ndërsa do të kenë edhe mundësinë ta blejnë naftën me çmim kostoje.

Marrëveshja përfaqëson një nga ndërhyrjet më të forta të Uashingtonit në ekonominë e një vendi të Amerikës Latine në dekadat e fundit.

Ajo lidhet gjithashtu me strategjinë e administratës Trump për të rritur ndikimin amerikan në Hemisferën Perëndimore, ndërsa synon njëkohësisht të kufizojë ndikimin ekonomik dhe strategjik të Kinës në Amerikën Latine.

Nëse zbatohet sipas planit, marrëveshja do t’i japë SHBA-së një rol të jashtëzakonshëm në sektorin energjetik venezuelian dhe mund të ndryshojë ndjeshëm ekuilibrat e fuqisë në tregun global të naftës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë