Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm rus kundër...

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep pamje spektakolare...

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673...

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë, në moshën...

Tabaku: Shteti nuk ndërtohet me gjoba dhe dhunë, por me drejtësi dhe barazi për të gjithë

6 Dhjetor 16:26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë ndaj qytetarëve përmes gjobave dhe ndëshkimeve të larta.

Në një mesazh të drejtpërdrejtë nga rrjetet sociale, ajo theksoi se shteti nuk mund të ndërtohet me dhunë siç ka vepruar PS në këto 11 vite, polici apo forcë, por përmes zbatimit të drejtë të ligjit dhe krijimit të një sistemi të ndershëm për të gjithë.

“Filozofia e tyre për të bërë shtetin është përmes gjobave të larta, të cilat shpesh janë jashtëzakonisht disproporcionale me të ardhurat e qytetarëve. Nga ligji për mbetjet, te ai për të dhënat personale, mjedisin, turizmin dhe sigurinë ushqimore, gjithçka bazohet te ndëshkimi i të dobëtëve, ndërsa të fortët shpëtojnë pa pasoja, ” tha Tabaku për shumicën socialiste që është akuzuar se ka përdorur shtetin policor ndaj shqiptarëve.

Duke marrë shkas nga amnistiA e debatuar por që ende nuk është një propozim ligjor nga mazhoranca socialiste, Tabaku solli në vëmendje se si socialistët amnistuan pa gjoba ndërtimet pa leje në qendër të Tiranës, duke përmendur shembuj të pallateve shumëkatëshe që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme pa u ndëshkuar.

“Ata janë të fortë me të dobëtit dhe të dobët me të fortët. Nuk është kjo mënyra për të ndërtuar një shtet. Shteti ndërtohet me drejtësi, duke i dhënë çdo qytetari hapësirën që meriton, dhe jo me kërbaç! ”

Tabaku theksoi se ndërsa propozojnë amnisti për gjoba, për efekt elektoral, qeveria socialiste propozon edhe ligje me gjoba stratosferike për bizneset. Sipas Tabakut kjo shumicë socialiste është e dobët me të fortët dhe e fortë me të dobtit.

Mesazhi i Tabakut

Shteti nuk bëhet me gjoba, shteti nuk ndërtohet me dhunë, polici apo forcë. Ky ka qenë një qëndrim i qartë dhe i vazhdueshëm gjatë këtyre 11 viteve të fundit. Për këtë arsye, kemi qenë kundër çdo gjobe në përmasa jashtëzakonisht të larta, sidomos në raport me të ardhurat e qytetarëve. Për çdo ligj që vjen në Parlament, ata vendosin gjoba shumë të larta: që nga ligji i mbetjeve, te ligji për të dhënat personale, ligji për mjedisin, turizmin, ndërtimet pa leje e deri te siguria ushqimore. Kjo ka qenë filozofia e tyre për të bërë shtetin.

Por tani, pas 11 vitesh, ata e kanë kuptuar që shqiptarët janë aq të varfër, sa nuk mund t’i paguajnë këto gjoba, prandaj po i falin. Pas 11 vitesh kuptuan se shtetbërja e tyre me dhunë dhe polici ka dëmtuar një shtresë shumë të varfër të shoqërisë, një shtresë që sot është në kufijtë e mbijetesës, një shtresë që fatkeqësisht është shkelur me këmbë. Ndërkohë, paligjshmëria ka zënë rrënjë, madje në qendër të Tiranës, me pallate shtatëkatëshe pa leje, dhjetëkatëshe pa leje, me ndërtime stratosferike pa leje, për të cilat kanë mbyllur sytë. I kanë hapur sytë vetëm për ato raste që iu leverdis, sepse ata sillen të fortë me të dobëtit dhe të dobët me të fortët, me ata që kanë para dhe pushtet!

Nuk është kjo mënyra si ndërtohet shteti. Shteti ndërtohet me një sistem të drejtë, ku çdo qytetari i garantohet hapësira e tij duke respektuar ligjin, jo me forcë, jo me dhunë, jo me kërbaç!

Posted Under:
Politike
Tagged:
gjoba Jorida Tabaku

Nga e njëjta kategori

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja ku pritet të zhvillohet mbledhja

më shumë...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet, të përgatitemi për zgjedhjet

më shumë...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

më shumë...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e nxjerrin shumë poshtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:01

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta...

1:55

Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes...

1:36

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në...

1:32

5-vjeçari bie nga tarraca e banesës në...

1:27

Pse varësia nga rrjetet sociale po bëhet...

1:05

Kanosi me armë policët gjatë operacionit për...

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

11:03

Vjehrri denoncon nusen e djalit për dhunë,...

10:55

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas...

10:41

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital...

10:39

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm...

10:19

Zjarri në hotelin në Vlorë, nuk i...

10:11

Tragjedi në Dibër, gjendet e mbytur një...

10:08

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati kërkon...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.