E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 3 orë më parë
Vendi

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari norvegjez në Durrës

Një 28-vjeçar norvegjez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar provizorisht në zonën e “Plepat” në Durrës, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze.

Policia bën me dije se operacioni “Fast” u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe nëpërmjet koordinimit me Interpol Tiranën.

Reklamë

I arrestuari, Sebastian Templet, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore norvegjeze kishin lëshuar në prill 2026 një urdhër arresti ndaj tij për kanosje dhe prishje të qetësisë publike.

Ndërkohë, 28-vjeçari rezulton i kërkuar edhe nga drejtësia shqiptare. Në maj 2026, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklamë

Pas arrestimit, Interpol Tirana dhe autoritetet norvegjeze kanë nisur procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit drejt Norvegjisë.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë