E shtunë, 17 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

Në ditën e 89-të të protestë që po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka patur përplasje mes protestuesve.

Siç shihet edhe nga pamjet e Vizion Plus, ka patur një moment përplasje mes disa personave, ndërsa ka arritur të shuhet pas ndërhyrjeve të qytetarëve të tjerë të pranishëm.

Reklamë

Kujtojmë që edhe pak ditë më parë në media u përfol për një përplasje mes dy grupimeve në protestë.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga ana e policisë lidhur me incidentin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë