Partia Demokratike mbi mbrëmjen e sotme në Këshillin Kombëtar. Gjatë fjalës së tij kryedemokrati Sali Berisha theksoi se protesta e qytetarëve e ka çuar kryeministrin Edi Rama në pikën e tij më të dobët.
Për Berishën, nuk ka as “besë” dhe as “pasqyrë” duke iu referuar dokumentit dhe platformës së njoftuar nga kryeministri, që të mund ta shpëtojë atë.
Sipas tij sot sondazhet e kanë nxjerrë kryeministrin Edi Rama në pikën më të dobët.
“Protesta e ka plagosur atë për vdekje në pikën e tij më të dobët, sondazhin. Sondazhet e kanë nxjerrë tani Edi Ramën me 29 pikë në rënie pikiatë. Kjo do të thotë me statistikë që Edi Rama ka marrë fund. Edi Rama po zhytet në një spirale pa kthim mbrapa dhe nuk ka Diellë, nuk ka besë besëpreri, nuk ka satelit, nuk ka pasqyrë që të shpëtojë sepse për herë të parë Edi Rama del me pikë më poshtë se partia e tij e krimit”, tha Berisha.





