Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi,...

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet izraelite

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital 26 vjeçari

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm rus kundër...

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep pamje spektakolare...

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673...

Ndahet nga jeta Mbreti Harald i Norvegjisë, në moshën...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet, të përgatitemi për zgjedhjet

27 Gusht 21:42

Pushimet mbaruan për demokratët dhe lideri historik Sali Berisha nisi sot sezonin e ri politik, duke vendosur si detyrë kryesore modernizimin e Partisë Demokratike.

Berisha pranoi se organizimi i PD-së ka jo pak defekte, duke paraqitur një raport që Instituti Republikan Amerikan ka bërë për mënyrën se si funksionon Partia Demokratike. Berisha vendosi të lexojë publikisht raportin për të theksuar se cilat janë problemet e PD-së sot.

“Partia Demokratike nuk përballet me një krizë idesh, lidershipi apo rëndësie politike. Ajo përballet me mungesën e një sistemi të brendshëm koherent, të aftë për të përkthyer qëllimin politik në veprim organizativ të koordinuar.”

Në këtë situatë, PD-ja ka vendosur të dixhitalizojë komunikimin me anëtarët e saj, duke krijuar një aplikacion të posaçëm. Aplikacioni do të shpërndajë mesazhin politik te të gjithë anëtarët, por edhe do të masë punën e secilit prej tyre.

“Kjo platformë duhet të kuptohet si mekanizmi që integron strukturën e partisë në një sistem funksional. Ajo do të centralizojë komunikimin, do të standardizojë proceset dhe do të ofrojë gjurmimin e aktiviteteve në të gjithë organizatën”, tha Berisha.

Sërish, Sali Berisha u kërkoi drejtuesve të PD-së të shfrytëzojnë platformat për të përcjellë mesazhin politik.

“Po zotëri, nuk mund të thuash: ç’më duhet mua TikToku. Nuk mund të dalësh jashtë TikTokut, se kemi 40% të elektoratit që sheh vetëm TikTokun dhe merr lajmet nga TikToku. Është një gjeneratë”, deklaroi Berisha.

Tetë muaj larg zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike ka vendosur të ndryshojë mënyrën e organizimit, përpara se të përballet me socialistët e drejtuar nga Edi Rama në betejën për bashkitë e vendit.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
berisah Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII Mbreti i Ri i Norvegjisë

më shumë...

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, ja ku pritet të zhvillohet mbledhja

më shumë...

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”

më shumë...

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur në xhakuzi, trupat e pajetë u zbuluan nga fëmijët e tyre

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:48

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e...

12:17

Trashëgimtar i fronit, kush është Haakon VIII...

11:55

Takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe...

11:53

Trump firmos urdhrin për ndryshimin e emrit...

11:49

Tragjedi në Spanjë, çifti gjendet i vdekur...

11:23

Kërkohej nga Norvegjia dhe Shqipëria, arrestohet 28-vjeçari...

11:19

Rreth 370 fëmijë palestinezë mbahen në burgjet...

11:03

Vjehrri denoncon nusen e djalit për dhunë,...

10:55

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas...

10:52

Alarm për bombë në një pallat në...

10:41

Vrau gruan shtatëzënë, ndërron jetë në spital...

10:39

Trump hedh poshtë pretendimet për ndonjë sulm...

10:19

Zjarri në hotelin në Vlorë, nuk i...

10:11

Tragjedi në Dibër, gjendet e mbytur një...

10:08

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokati kërkon...

10:06

E rëndë në Prizren, goditet me thikë...

9:57

Alarm për bombë në një pallat në...

9:50

Eklipsi mahnit botën, “Hëna e përgjakur” jep...

9:48

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror...

9:43

Situata e zjarreve në vend, 3 vatra...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.