E shtunë, 17 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Lëndë plasëse e lidhur me telefon në pallat, policia zbardh detaje nga ngjarja në Durrës

Policia e Durrësit ka zbardhur detaje të reja, pas njoftimit se në një pallat në lagjen nr.3 ishte vendosur lëndë plasëse.

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e perimetrit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Reklamë

Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë