Protesta, digjet një valixhe brenda rrethimit të Ministrisë së Arsimit, të rinjtë bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave

Kanë nisur incidentet e para tek Ministria e Arsimit, atje ku të rinjtë janë mbledhur në protestën e 5-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
E nisur si një protestë e qetë, të rinjtë kanë artikuluar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Më pas ata kanë djegur një valixhe dhe e kanë hedhur brenda rrethimit të Ministrisë së Arsimit.
Pjesë e skenarit të tyre ka qenë edhe bllokimi i rrugës me gazan plehrash, për të penguar me sa të munden kalimin e policëve apo autobotëve të ujit.
“Policia u bën thirrje të tërhiqen nga aktet e dhunës dhe të mos qëllojnë në drejtim të ministrisë ndryshe do i qëllojë me gaz lotsjellës. U kanë vendosur zjarrin 4 kazanë mbeturinash dhe barrierat metalike që i kanë hequr nga tortuarët. Qëllimi i personave që janë në vijën e parë duan të hyjnë brenda ministrisë dhe të shkatërrojnë atje në shenjë revolte. Nga minuta në minutë po shtohet numri i pjesëmarrësve. Personat që po u vënë zjarrin kazanëve janë tëmitur, gjimnazistë oise sistemit 9 vjeçar për aktet e dhunës. Qëllimi i tyre është pengimi i policisë dhe autobotëve duke bllokuar rrugën me kazanë”, tha gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj, i cili ndodhet në terren që nga dita e parë e protestës.




