Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 July 2026
Vizion fokus

Atentat në Sarandë, qëllohet me armë 50-vjeçari, autorët e...

Arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar, policia sekuestron mbi 3...

Macron dhe Merz i bëjnë thirrje Iranit të rikthehet...

Trump shqyrton përshkallëzimin e operacioneve kundër Iranit, SHBA dërgon...

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile, rriten...

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së Botës që...

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të...

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në 5 miliardë...

“Rënia e euros vjen nga forcimi i lekut”, Rama:...

Mogherini: Një vit pas samitit në Tiranë ngritëm kolegjin europian, do mbartet i njëjti standard ekselence

13 Dhjetor 20:00

Në nisje të Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Rektorja e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh të Belgjikës, Federica Mogherini, dha për të pranishmit lajmin se tashmë Kolegji i Europës do të ketë të parin kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, pikërisht në Tiranë.

Mogherini në fjalën e saj tha se u bë realitet një ide të diskutuar një vit më parë në Samitin e mbajtur në Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

Përurimi i Kolegjit të Bryzhit në Tiranë/ Presidentja e KE: Një dhuratë e madhe që Europa po i jep Shqipërisë. Këtu është filiali i tretë
Veliaj-Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për Kolegjin Europian në Tiranë: “Punojmë jo për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën tjetër”

Ndërkaq Mogherini dha lajmin e mirë se 21 shtete janë angazhuar të hapin bursa studime për studentët në këtë kolegj.

“Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë që u zhvillua një vit më parë, u ngrit dhe u diskutua ideja. Ju kërkuat që Kolegji i Europës të merrte në konsideratë hapjen e një kampusi në rajon, në Tiranë dhe një vit më pas ne e realizuam atë.

Kështu që, mendoj që kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur këtë Samit midis BE dhe Ballkanit Perëndimor me lajmin e mirë që diçka që ju diskutuat një vit më parë, sot është realizuar. Është në zhvillim e sipër dhe është duke u bërë!

Së pari, dua të falënderoj Edin, gjithashtu edhe qeverinë shqiptare për mbështetjen e jashtëzakonshme, jo vetëm mbështetjen por dhe entuziazmin. Gjithashtu dhe Komisionin që mobilizoi burimet, Këshillin që e mbështeti dhe shtetet anëtare që sot na çojnë të bëjmë diçka, mjaftë të rëndësishme. Sot keni premtime nga 21 shtete anëtare për të mbuluar bursa për studentët qoftë nga rajoni ashtu dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj besoj se të gjithë studentët, të cilët marrin pjesë, do të ndjekin këto studime, do të kenë edhe bursa në shtator të vitit të ardhshëm kur të kemi masterin tonë për integrim dhe transformim europian”, tha ajo.

Mogherini më tej tregoi edheprogramet studentore që do të jenë në Kolegjin e Europës, ku theksoi se do të mbartë të njëjtin standard ekselence.

“Do të jetë një program master, një diplomë saktësisht si të tjerat e kolegjit të Europës, që do të thotë do të mbartë të njëjtin standard ekselence. Do të akreditojmë programet me autoritetet belge. Vlera do të jetë po njësoj dhe do të punojmë që të bëjmë që studentët tanë të jetojnë së bashku, të fuqizohen së bashku për të formësuar të ardhmen e integrimit europian. Jo vetëm ju falënderoj për këtë, por jam po kështu, këtu, që t’ju sjell ndërmend se çfarë nënkupton ky angazhim. Trupa jonë mësimore, studentët tanë dhe kam parë të gjithë brezin e ri, jo vetëm në rajon, por edhe në pjesën tjetër të Europës që ka pritshmëri mjaft të mëdha për këtë”, tha Mogherini./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota Sociale
Tagged:
Federika Mogherini kolegji europian Tirana

Nga e njëjta kategori

Arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar, policia sekuestron mbi 3 kilogramë drogë

më shumë...

Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, nënshkruhen dy memorandume

më shumë...

Macron dhe Merz i bëjnë thirrje Iranit të rikthehet në negociatat me SHBA-në

më shumë...

Mori me forcë xhiron ditore të një biznesi, kapet nga “Shqiponjat” autori në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

Foto ilustruese
10:33

Atentat në Sarandë, qëllohet me armë 50-vjeçari,...

10:25

Arrestohet në Itali 19-vjeçari shqiptar, policia sekuestron...

10:10

Mbahet Dialogu Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë,...

9:55

Macron dhe Merz i bëjnë thirrje Iranit...

9:15

Mori me forcë xhiron ditore të një...

8:55

Trump shqyrton përshkallëzimin e operacioneve kundër Iranit,...

8:19

Dita e 48-të e protestës në Tiranë,...

7:43

Lamtumirë Brenda Fricker, ndërron jetë ylli i...

6:53

Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e...

6:31

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës...

5:43

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për...

5:09

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së...

4:29

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit...

4:03

Orikumi plot me turistë të huaj, operatorët:...

3:53

Përndjekja e avokatëve në diktaturë, Autoriteti i...

3:38

Zjarr në zonën e Mifolit, flakët përfshijnë...

3:26

Tirana Central Park, një vizion i ri...

3:25

Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar...

2:54

Qeveria i jep imunitet Guvernatorit, prjoktligji i...

2:46

Shfrytëzimi i fëmijëve për lypje, taskë-forca kontrolle...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të paji...
  • Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në...
  • Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar në Elbasan, arrestoh...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.