Në nisje të Samitit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, Rektorja e Kolegjit të Europës me qendër në Bryzh të Belgjikës, Federica Mogherini, dha për të pranishmit lajmin se tashmë Kolegji i Europës do të ketë të parin kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, pikërisht në Tiranë.

Mogherini në fjalën e saj tha se u bë realitet një ide të diskutuar një vit më parë në Samitin e mbajtur në Tiranë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkaq Mogherini dha lajmin e mirë se 21 shtete janë angazhuar të hapin bursa studime për studentët në këtë kolegj.

Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë që u zhvillua një vit më parë, u ngrit dhe u diskutua ideja. Ju kërkuat që Kolegji i Europës të merrte në konsideratë hapjen e një kampusi në rajon, në Tiranë dhe një vit më pas ne e realizuam atë.

Kështu që, mendoj që kjo është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur këtë Samit midis BE dhe Ballkanit Perëndimor me lajmin e mirë që diçka që ju diskutuat një vit më parë, sot është realizuar. Është në zhvillim e sipër dhe është duke u bërë!

Së pari, dua të falënderoj Edin, gjithashtu edhe qeverinë shqiptare për mbështetjen e jashtëzakonshme, jo vetëm mbështetjen por dhe entuziazmin. Gjithashtu dhe Komisionin që mobilizoi burimet, Këshillin që e mbështeti dhe shtetet anëtare që sot na çojnë të bëjmë diçka, mjaftë të rëndësishme. Sot keni premtime nga 21 shtete anëtare për të mbuluar bursa për studentët qoftë nga rajoni ashtu dhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj besoj se të gjithë studentët, të cilët marrin pjesë, do të ndjekin këto studime, do të kenë edhe bursa në shtator të vitit të ardhshëm kur të kemi masterin tonë për integrim dhe transformim europian”, tha ajo.

Mogherini më tej tregoi edheprogramet studentore që do të jenë në Kolegjin e Europës, ku theksoi se do të mbartë të njëjtin standard ekselence.

Do të jetë një program master, një diplomë saktësisht si të tjerat e kolegjit të Europës, që do të thotë do të mbartë të njëjtin standard ekselence. Do të akreditojmë programet me autoritetet belge. Vlera do të jetë po njësoj dhe do të punojmë që të bëjmë që studentët tanë të jetojnë së bashku, të fuqizohen së bashku për të formësuar të ardhmen e integrimit europian. Jo vetëm ju falënderoj për këtë, por jam po kështu, këtu, që t’ju sjell ndërmend se çfarë nënkupton ky angazhim. Trupa jonë mësimore, studentët tanë dhe kam parë të gjithë brezin e ri, jo vetëm në rajon, por edhe në pjesën tjetër të Europës që ka pritshmëri mjaft të mëdha për këtë”, tha Mogherini./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *