Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

Berisha thirrje Diasporës: Jeni ndihmë shumë e madhe! Mos mungoni më 7 korrik!

2 Korrik 22:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e Diasporës ku i’u bëri thirrje atyre të bashkohen në protestën e 7 korrikut kundër Edi Ramës, ndërsa shtoi se diaspora është ndihmë shumë e madhe për suksesin e kësaj lëvizje.

Kreu i selisë blu garantoi shqiptarët e Diasporës se s’do lejojë zgjedhje në Shqipëri pa votën e tyre.

Ai u zotua se sot janë në opozitë, por kur nesër të vijnë në pushtet do përdorin potencialet e jashtëzakonshme të shqiptarëve të diasporës.

Berisja theksoi se ka marrë fund koha e opozitës së kontrolluar ndërsa shtoi se PD sot është avokate e interesit publik dhe kombëtar të shqiptarëve.

“Tani jemi opozitë e vërtetë. Përpjekjet e jashtëzakonshme që u bënë gjatë 10 muajve të fundit për një opozitë fiktive dhe të kontrolluar kanë marrë fund. Sot PD është dhe mbetet avokate e interesit publik dhe kombëtar të shqiptarëve. Në kompleksitetin e detyrimeve të saj ne do bëjmë gjithçka për mobilizimin e të gjitha potencialeve tona në Shqipëri dhe jashtë saj, në emigracion, diasporë e kudo.Beteja jonë s’është e lehtë. Beteja jonë është në një shoqëri në të cilën ky regjim në mënyrë sistematike mbolli frikë. Në 1 vit, 38 mijë shqiptarë u arrestuan për çështje civile që nuk ndodh kund në botë. U arrestuan me qëllim mbjelljen e frikës. Do përmbushim misionin tonë.Ne llogarisim mbështetjen tuaj që kemi shumë nevojë. Ju sigurojmë se tani në opozitë dhe nesër në pushtet, do bëjmë gjithçka që potencialet tuaja të mund të përdoren nëpërmjet programeve, nëpërmjet bashkëpunimit, në të gjitha fushat e këtij vendi.Shqipëria ka nevojë jetike për shtetin ligjor. Kemi nevojë për diasporën në protestën e 7 korrikut. Ju jeni një ndihmë shumë e madhe për suksesin e kësaj lëvizje”-tha Berisha.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha Diaspora Protesta

Nga e njëjta kategori

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për këtë të shtunë

më shumë...

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

One thought on “Berisha thirrje Diasporës: Jeni ndihmë shumë e madhe! Mos mungoni më 7 korrik!”

  1. Emigranti says:
    July 3, 2022 at 1:17 pm

    Protest per çfar?
    E gjith Bota esht ne kriz Sali Berisha e di shum mir qe seshpejti do perfundoi ne pranga te njejtin fat do ket edhe Ilir Meta dhe shum te tjer.
    Mos bini pre keti njeriu Europa dhe America po thot tull.
    Non Grada.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:24

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për...

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.