Qeveria shqiptare së fundmi ka marrë nismën për strehimin social të çifteve të reja dhe profesionistëve, me kredi me zero interes për shuma deri në 60 mijë euro.
Lidhur me këtë nismë të qeverisë, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme, Reinaldo Pipiria, sqaroi se si mund të funksionojë.
I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ka ende banesa që shiten me 60 mijë euro në Tiranë, Pipiria tha se ka në periferi, por bëhet fjalë për banesa me sipërfaqe të vogla.
Sipas tij, nisma e qeverisë nuk bëhet fjalë vetëm për Tiranën, por edhe për qytete të tjera të vendit, ku çmimet janë më të ulëta.
Pjesë nga intervista:
Borakaj: Së pari, si e konsideroni këtë nisëm të prezantuar nga qeveria për Strehimin Social?
Renaldo Pipiria: Në fakt mendoj që është për t’u përshëndetur për shkak se jo më larg se vitin e kaluar ne kemi qarkulluar një dokument, një pozicion përsa i përket zgjidhjes së strehimit social në të gjithë Bashkimin Europian për shkak se ne jemi pjesë e rrjetit europian të shoqatave të pasurive të paluejtëshme dhe kemi paraprirë pak a shumë situatën që do të vinte në Shqipëri. Është një problem që nuk është vetëm në Shqipëri, është në gjithë Europën dhe mendoj që është gjëja më e mirë që të paktën të arritur në këtë pikë që në Shqipëri të fillojnë dhe të merremi seriozisht me strehimin me përballueshmërinë dhe me pjesën tjetër që është pjesa e strehimit social.
Borakaj: Qeveria në fakt ka hartuar edhe më herët programe. Mendoni se këtë radhë do t’i japë zgjidhje problematikave të strehimit për çiftet e reja dhe kategoritë në nevojë?
Renaldo Pipiria: Mendoj që është fillim i duhur dhe i mbarë. Patjetër që ka më tepër hapa që duhen ndërmarrë. Pse e them këtë gjë? Sepse ne kemi parë vetëm pjesën e kërkesës. Pra me subvencionimin e qerasë, me subvencionimin e interesave të kredisë apo qoftë edhe kreditë që janë me normë zero, është duke u fuqizuar akoma më tepër kërkesa. Mendoj që ashtu si në gjithë Europën dhe Shqipërinë për arsye totalisht diametritikisht të ndryshme ofertat në të dyja dhe në Europë e Shqipëri janë të ngurtësuara. Kështu që mendoj që duhet të arrijmë në një pikë që të merr me çështjen e ofertës. Pra sot nuk është se nuk kemi kërkesë, por për shkak se oferta është e ngurtësuar, kërkesa nuk arrin dot ta përballoj çmimet që vendosin, që vendos krahu i shitësit, këtu besoj që ka nevojë për ndërhyrje dhe ka nevojë për pak më tepër shpejtësi në ndërmarrjen e disa politikave fiskale që mund të çlirojnë ofertën, që të mund të dekurajojnë spekulimin dhe që të mund të inkurajojnë përfshirjen e pronarëve të pasurve të paluejtshme, ata që kanë mundësi në programet e strehimit, pra që të vendosin pronat e tyre në programet e strehimit dhe mos mbyllur apo mos e çojnë në alternativa të tjera.
Borakaj: Një nga një nga gjashtë shtyllat e programit është ajo e banesave me kosto të ulët me subvencion nga shteti për kredinë e marrë. Është parashikuar të përfitojnë gati 4 mijë çifte të reja dhe profesionistë. Po ku gjenden këto banesa me kosto kaq të ulët në Tiranë? Ka ende banesa me 60 mijë euro në kryeqytet?
Renaldo Pipiria: Çmimi mesatar në Tiranë është 2000-2100 euro për m². Pra nuk mund të them ka apo nuk ka. Në të njëjtën kohë zonat më të lira në Tiranë është zona e Freskut, e Kombinatit, zona e QTU-së edhe e Paskuqanit që është 1100 deri në 1300 euro m².
Pra me 60 mijë euro mund të mund të gjesh një studio apo garsionere ose 1+1 55 m² mesatarisht. Kështu që nuk po them që është e pamundur, por është shumë e vështirë. Në të njëjtën kohë besoj që nuk bëhet fjalë vetëm për Tiranën dhe këtu isha duke folur për Tiranën. Mendoj në rrethe çmimet që janë totalisht ndryshe, madje ka rrethe të cilët i kanë shumë më të lira sesa Tirana, por kthehemi prapë në pikën zero ku jemi duke thënë vërtetë kemi disa masa, kemi para që duam të hedhim në krahun e ofertës, më falni, në krahun e kërkesës, por duhet të sigurohemi që oferta po i përgjigjet.
Prandaj sugjeroj shumë që në muajt në vijim, teksa plani do duhet të fillojë të bëhet, po themi të të dal për konsultim publik dhe në pas 2027 bëhet realitet, të mund të punojmë me ofertën, sepse këto 7 mijë banesa thotë, pra 2 mijë me kredi zero 2 mijë me kredi për subvencionim të interesit deri në 3% edhe 3 mijë të tjerë i thonë për subvencionimin e qerasë është presion i ftuar mbi kërkesën mbi tregun që tregu do të jetë i përgjigjet po kur ka zero inkurajim që pronat mos rrinë mbyllur por të dalin në treg për shkak të një taksimi mbi të ardhur të vijë nga qera 15% një tatimi mbi fitimin kapital përveç periudhës së rivlerësimit në 1 janar 2017 e në vijim kushdo që do ta tregtoj pasurinë e vet do duhet të paguaj 15% edhe pse mund të jetë pjesë e programit të strehimit.
Pra ka disa anomali fiskale që e bëjnë pronarin që do ta shesi pronën apo ta fusi pjesë e programit të ngurtësohet dhe të mos marri përsipër që të bëhet pjesë e programit por të vendosi të vazhdojë ta mbajë pronën e vet të mbyllur. Në të njëjtën kohë duhet të marrim në konsideratë që edhe iniciativat apo dekurajimet që duhet të vijnë nëpërmjet politikës fiskale përsa i përket taksave mbi pasuritë e paluajtëshme janë janë totalisht të shlyera për 2029-ën dhe 2031-i. Kështu që meraku që sot është këto 7 mijë çelësa që duhet të gjejnë derën për të hapur në 2027-ënn do të ofrojnë presion mbi tregun nëse nuk merremi me krahun e ofertës dhe krahu i ofertës është totalisht në dorë të ekzekutivit përsa i përket politikës fiskale që të çlirojë një pjesë të mirë të ofertës apo të pronave të pa të pashfrytëzuara rregullisht në në Shqipëri.





