E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Rajoni

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë largimin e drejtorit pasi pushoi nga puna mësuesin e Historisë

Nxënësit e Shkollës së Mesme “25 Maji” në Tuz të Malit të Zi, kanë kërkuar dorëheqjen e Drejtorit të institucionit, pasi e konsideruan të padrejtë vendimin e tij për largimin nga detyra të profesorit të historisë, Mark Juncaj.

“Nën thirrjen “Jepe dorëheqjen”, nxënësit kaën kërkaur largimin e drejtorit Sehad Lulanaj.

Reklamë

Protesta e nxënësve është shoqëruar me mesazhe mbështetjeje nga komuniteti, ku është vlerësuar qëndrimi i tyre dhe vendosmëria për të kërkuar të drejtat që ata konsiderojnë se u janë cenuar.

Gjatë ditës së sotme, drejtori i shkollës anuloi vendimin e shkarkimit të profesorit, por të rinjtë nuk kanë hequr dorë nga protesta duke fituar admirim dhe në komunitetin shqiptar të Tuzit.

Reklamë

“Duhet të jemi krenarë me këta nxënës, të cilët po tregojnë guxim, qytetari dhe përgjegjësi për të kërkuar të drejtat e tyre. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre duhet të trajtohen me seriozitet dhe transparencë”, thuhet në reagimin në mbështetje të tyre.

Nxënësit kanë kërkuar gjithashtu respektimin e rregullave dhe të drejtave të tyre, duke e konsideruar protestën si një mënyrë për të shprehur qëndrimin e tyre përballë situatës së krijuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë