E mërkurë, 28 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 sekonda më parë
Kosova

“Shteti i ka duart me gjak”/ Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbajtur një protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe përgjegjësi nga institucionet. Në tubim morën pjesë edhe familjarët e saj.

Gjatë protestës, qytetarët brohoritën thirrje si “Na nuk jemi vetë, e kena njana-tjetrën”, “Liri, barazi, solidaritet” dhe “Shteti i ka duart me gjak”. Mes pankartave të mbajtura nga protestuesit ishte edhe mesazhi: “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”.

Reklamë

Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Për ngjarjen është arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, ndërsa më herët është vënë në pranga edhe ish-bashkëshorti i viktimës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.