Tragjedia hekurudhore në Spanjë/ Sánchez shpall tri ditë zie: Hetimet do të shkojnë deri në fund

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, ku humbën jetën të paktën 68 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, ka shkaktuar tronditje të thellë në vend.
Kryeministri Pedro Sánchez ka shpallur tri ditë zie zyrtare, më 29, 30 dhe 31 tetor, ndërsa ka garantuar se hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të tragjedisë.
“Nëse ka pasur neglizhencë, do të zbulohet, dhe nëse ka pasur dështime në sistemin e sigurisë, do të ketë një reagim me gjithë vendosmërinë”, deklaroi Sánchez.
Kryeministri e cilësoi mbështetjen për viktimat dhe familjarët e tyre si përparësi kryesore, duke theksuar se është e papranueshme që Spanja të përballet me dy aksidente hekurudhore me trena të shpejtësisë së lartë brenda të njëjtit vit.
/vizionplus.tv




