Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën konstituive mes mosmarrëveshjeve për nënkryetarët

11 Shtator 19:34

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shtyrë për të dielën vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së 11-të, mes mosmarrëveshjeve për votimin e nënkryetarëve, pasi partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) braktisën sallën.

PDK-ja e kishte braktisur sallën të premten paradite pasi Lëvizja Vetëvendosje në pushtet nuk ia kishte votuar kandidaten për nënkryetare dhe nuk u kthye në sallë kur seancë vazhdoi pasdite.

LDK-ja nuk pranoi ta propozojë kandidatin e saj, pasi Haxhiu e tejkaloi zgjedhjen e nënkryetarit nga PDK-ja, i cili ishte i dyti në radhë për t’u zgjedhur, sipas procedurës.

Seanca do të vazhdojë të dielën paradite, por nuk është e qartë nëse diçka do të ndryshojë duke ditur se PDK-ja ka thënë se nuk do kthehet asnjëherë në seancë dhe se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se PDK-ja “nuk është dashur ta braktisë procesin e konstituimit të Kuvendit”.

Ai tha se asaj i nevojiten votat e partisë së tij për ta zgjedhur nënkryetarin, ndërsa partisë së tij votat e PDK-së për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.

“Prandaj, shpresoj që do të vijnë të dielën, në mënyrë që t’i zgjedhim edhe këtë katër nënkryetarë të tjerë dhe mandej të procedojmë me qeveri e zgjedhje të presidentit”, tha ai.

Çfarë ndodhi?

Seanca konstituive nisi paraditen e së premtes dhe Ardian Gola nga LVV-ja e u zgjodh në postin e nënkryetarit, por jo edhe e propozuara e PDK-së, Vlora Çitaku, pasi deputetët e partisë në pushtet abstenuan.

Deputetët e PDK-së lëshuan sallën dhe nuk u rikthyen kur ajo vazhdoi pasdite.

Në rifillimin e seancës, Haxhiu u bëri thirrje disa herë deputetëve të PDK-së të ktheheshin, por kjo nuk ndodhi.

Duke iu referuar mungesës së deputetëve të saj në sallë, Haxhiu tha se vlerëson se PDK-ja po refuzon ta ushtrojë të drejtën e saj kushtetuese për të propozuar nënkryetar të Kuvendit, “prandaj ne po vazhdojmë me grupin parlamentar të LDK-së”.

Por, synimi i saj për të vazhduar me zgjedhjen e kryetarit të tretë nga partia e tretë, LDK, u kundërshtua nga kjo parti.

Në emër të partisë, Jehona Lushaku tha se LDK-ja nuk ka të drejtë ta bëjë propozimin për nënkryetarin e vet derisa nuk është zgjedhur nënkryetari nga PDK-ja.

“Në bazë të praktikës parlamentare, në bazë të Kushtetutës, dhe të Rregullores së Kuvendit, tri grupet më të mëdha parlamentare kanë nënkryetarët e tyre, dhe ne si seancë obligohemi t’i zgjedhim ata në radhë bazuar në fuqinë e tyre parlamentare”, tha Lushaku.

Ajo shtoi se “grupi i dytë parlamentar ka të drejtë ta propozojë dhe zgjedhë nënkryetarin, prandaj ju bëjmë thirrje ta gjeni një zgjidhje dhe t’i shterojmë të gjitha mundësitë”.

Haxhiu iu përgjigj Lushakut duke thënë se “detyrohem, për shkak se kemi qëllim ta konstituojmë Kuvendin, që të vazhdojmë me juve”.

“Pra, nuk ka asnjë pengesë për sa kohë nuk e kemi këtu grupin parlamentar të PDK-së”, nguli këmbë Haxhiu.

Haxhiu më pas u përpoq ta hedhë në votim kandidatin e LDK-së, Kujtim Shala, dhe u kërkoi deputetëve të bëheshin gati për votim, duke nxitur deputetët e LDK-së ta braktisin sallën.

Largimi i tyre bëri që Haxhiu ta shtyjë për të dielën vazhdimin e kësaj seance.

Çfarë thanë partitë parlamentare?

Vazhdimi i seancës konstituive të premten nisi me mospajtime lidhur me formën e votimit të nënkryetarëve, por më pas me 71 vota për, u vendos që për pesë nënkryetarët të zhvillohej votim i ndarë.

Ardian Gola i LVV-së mori 100 vota dhe u zgjodh në këtë post. Por, Vlora Çitaku arriti të merrte vetëm 44 vota, pasi deputetët e LVV-së abstenuan.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe e bëri të qartë se ajo nuk merr më pjesë në seancën konstituive.

“Sot nuk po e respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses për mënyrën e votimit, pasi aty thuhet se duhet të ketë konsensus. Nuk ka konsensus. Ne e votuam kandidatin e LVV, por ata nuk e mbështeten kandidaten tonë”, tha Hamza.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, nga data e certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Ky afat ka skaduar më 7 gusht, por LVV-ja më pas kishte argumentuar se afati vlen nga data e nisjes së seancës konstituive – pra nga 6 gushti. Por, edhe ky 30-ditësh, sipas interpretimit të LVV-së, tashmë ka kaluar.

Arbërie Nagavci nga LVV-ja tha se partia e saj nuk ka vota për kandidatë për nënkryetarë të Kuvendit, që synojnë “ta dërgojnë vendin në zgjedhje”.

“LVV do të votojë një kandidat të PDK-së dhe LDK-së për nënkryetar. Por, nuk mund të votojmë Vlora Çitaku. Pra, LVV e voton një deputet nga radhët e PDK-së, se cili është ai deputet, duhet që PDK të vazhdojë me propozime apo marrëveshje”, tha ajo.

Lushaku e LDK-së tha se kjo gjendje vjen si pasojë e mungesës së konsensusit politik nga partia në pushtet për mënyrën e votimit të nënkryetarëve.

“Kjo në fakt flet shumë për gatishmërinë, për vullnetin politik të vetë grupit më të madh, i cili tenton që grupeve të tjera t’u imponojë kandidatët. Është një ushtrim shumë i pështirë, shumë elementar i demokracisë, nga i cili Vetëvendosja s’mund të dalë”, tha Lushaku.

Seanca konstituive e Kuvendit, 11 shtator:

Konstituimi i Kuvendit ka mbetur në gjysmë që nga gushti dhe nevojitet vetëm zgjedhja e katër nënkryetarëve të mbetur për t’u përmbyllur konstituimi.

Të mërkurën Haxhiu u rizgjodh kryetare, por seanca u shty pikërisht për shkak të mospajtimeve mes partive politike nëse nënkryetarët duhet të votohen në pako apo ndaras.

Po ashtu, një tjetër arsye e shtyrjes së seancës nga Haxhiu ishte shprehja “në emër të popullit serb” e përdorur nga Igor Simiq i Listës Serbe kur ai propozoi një bashkëpartiak të tij për postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Gjatë seancës të së mërkurës, Haxhiu i kërkoi atij të tërhiqte fjalën dhe të bënte sërish propozimin, duke e cilësuar si jokushtetues këtë shprehje.

Deputetë të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – edhe më herët kishin përdorur shprehjen “në emër të popullit serb” gjatë deklarimeve në Kuvendin e Kosovës.

Haxhiu, por edhe Arbërie Nagavci nga LVV-ja thanë se nuk ka pajtim mes partive as për votimin e Vlora Çitakut të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Kujtim Shalën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të propozuar për nënkryetarë të legjislaturës së njëmbëdhjetë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Nagavci tha pas seancës të së mërkurës se LDK-ja dhe PDK-ja po kërkojnë vota për nënkryetarët, por nuk po mbështesin propozimin e Bekim Sejdiut për postin e presidentit.

Bekim Sejdiu është propozuar për postin e presidentit nga LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe LDK-ja e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku. Por, gjashtë deputetë – nga 18 sa ka LDK-ja në këtë legjislaturë – kanë thënë se nuk kanë votë për të. Në mesin e tyre është edhe Kujtim Shala, i propozuar për nënkrytar Kuvendi.

PDK-ja dhe LDK-ja, por edhe Lista Serbe, pas seancës të së mërkurës e akuzuan LVV-në për zvarritje të procesit të krijimit të institucioneve të reja.

Aleanca, ndërkaq, nuk mori pjesë fare, duke argumentuar se janë tejkaluar afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët. Me konstituimin e Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e presidentit.

LVV-ja, së bashku me partitë e komuniteteve joserbe kanë vota të mjaftueshme për të zgjedhur një ekzekutiv të ri.

Megjithatë, 53 votat e LVV-së, dhe 12 – ashtu siç ka deklaruar Abdixhiku – të LDK-së, si dhe ato të pakicave joserbe janë të pamjaftueshme për të zgjedhur një president të ri.

Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Nëse deputetët s’arrijnë të zgjedhin kreun e ri të shtetit, qytetarët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit. Ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare dhe të dytat për shkak të moskonsensusit për presidentin, që nga shkurti i vitit 2025. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
haxhiu Seanca Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

më shumë...

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun dhe Shalën në seancën e së dielës

më shumë...

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë! Një pjesë e protestuesve vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi ngjarjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.