Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, Trump:...

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori mund të...

Vijon lufta me flakët në malin e Cerujës, vatra...

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë, Tiranë dhe...

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e Gjykatës Administrative:...

Rusi-Ukrainë, luftë me drone! Të dyja palët raportojnë të...

Juristët pro e kundër bojkotit: Pagat e administratës duhet...

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare për pronësinë...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të birit, arrestohet 47-vjeçari

11 Shtator 13:37

Një 47-vjeçar në Francë është dënuar me gjashtë muaj burg, pasi kërcënoi se do t’i priste kokën një mësuesi të shkollës fillore, i cili kishte qortuar djalin e tij për sjellje të pahijshme.

Burri u dënua pas një gjyqi të zhvilluar të enjten, më 10 shtator, vetëm gjashtë ditë pas incidentit në Le Fauga, një fshat me rreth 2,600 banorë pranë Tuluzës, në jugperëndim të Francës.

Mësuesit i është dhënë mbrojtje zyrtare.

Ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, reagoi ashpër ndaj ngjarjes.

“Asnjë mësues nuk duhet të ketë frikë të ushtrojë funksionin e tij. Një sulm ndaj njërit prej tyre përbën një sulm ndaj institucionit në tërësi”, deklaroi ai.

Ngjarja ka rikthyer në kujtesën e francezëve rastin tragjik të mësuesit Samuel Paty, i cili u vra dhe iu pre koka pranë shkollës së tij në një periferi të Parisit, gjashtë vjet më parë, në një sulm të motivuar nga ekstremizmi islamist.

Si ndodhi ngjarja?

Sipas autoriteteve arsimore të Tuluzës, babai ishte thirrur në shkollë për një takim lidhur me sjelljen e djalit të tij.

Kryetari i bashkisë tha se fëmija kishte shkaktuar shqetësime në klasë dhe ishte dërguar në një dhomë tjetër për t’u qetësuar. Më pas, ai vijoi me sjelljen problematike në klasë, ku mësuesja i kishte tërhequr vëmendjen.

Pas kësaj, babai e kërcënoi mësuesen. Sipas kryetares së bashkisë, ai e priti jashtë shkollës dhe dyshohet se i tha se do t’i “priste kokën”.

Babai më vonë kërkoi falje për deklaratat e tij, por ndaj tij u ngrit një padi dhe çështja përfundoi në gjykatën e Tuluzës.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej gjashtë muajsh me arrest shtëpie, por gjykatësi vendosi që 47-vjeçari ta vuante dënimin në burg, duke marrë parasysh seriozitetin e kërcënimit.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Arrestim Francë

Nga e njëjta kategori

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

më shumë...

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, Trump: Kjo është arsyeja pse luftojmë sot, luftojmë për të fituar

më shumë...

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori mund të përsëritet

më shumë...

Lajm i mirë, Gonxhja: Dea e Butrintit kthehet në shtëpi!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:22

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

6:05

Njihuni me shenjat e Horoskopit që analizojnë...

5:52

25-vjetori i sulmit mbi Kullat Binjake në...

5:44

Alarmon kreu i inteligjencës britanike: 11 Shtatori...

5:41

Lajm i mirë, Gonxhja: Dea e Butrintit...

5:33

Vijon lufta me flakët në malin e...

5:13

Hita mbledh strukturat e Policisë në Korçë,...

5:09

Rusia godet pikat e karburanteve në Kiev

4:57

Vuçiç zbulon kur do të japë dorëheqjen

4:34

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i...

4:30

Ministri Salla: Siguria ushqimore e fëmijëve, pa...

4:16

Pagat e gjyqtarëve/ Rama për vendimin e...

3:56

Aksion në Vlorë, shemben 6 objekte të...

3:52

Rusi-Ukrainë, luftë me drone! Të dyja palët...

3:41

Juristët pro e kundër bojkotit: Pagat e...

3:23

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare...

3:05

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën...

2:56

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët...

2:51

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e...

2:50

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.