Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër nëse instalon...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”,...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump,...

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet në BE

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në një maskë...

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja!...

Situata e zjarreve në vend, MM: 21 vatra zjarri,...

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në Tuz kërkojnë...

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në cilat zona të Tiranës gjenden apartamentet me 60 mijë euro

11 Shtator 10:53

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka dhënë detaje mbi Programin Kombëtar të Strehimit të prezantuar nga kryeministri Edi Rama dhe ajo vetë një ditë më parë.

Ministrja u pyet nga gazetarët se ku ndodhen apartamentet mevlerë nën 60 mijë euro që mund të përfshihen në skemën e kredive me interes zero.

Ibrahimaj tha se paketa ligjore për programin pritet të miratohet në fillim të tetorit 2026, ndërsa thirrjet për përfituesit do të hapen brenda këtij viti. Sipas saj, fituesit pritet të shpallen në fillim të vitit 2027.

Lidhur me pyetjen se ku gjenden apartamentet me vlerë deri në 60 mijë euro, për të cilat qeveria ka parashikuar kredi me interes zero, ministrja tha se ka banesa të tilla edhe në periferi të Tiranës.

“Ka, në periferi të Tiranës, apartamente që janë me këto vlera. Janë apartamente me sipërfaqe të vogla. Nuk janë apartamente që u dedikohen familjeve të mëdha”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj, programi synon veçanërisht çiftet e reja dhe profesionistët që sapo kanë përfunduar studimet dhe duan të krijojnë jetën e tyre pranë vendit të punës dhe shërbimeve.

“Ky program do t’i dedikohet atyre profesionistëve të cilët sapo kanë përfunduar studimet dhe duan të jetojnë pranë vendit të tyre të punës apo pranë shërbimeve dhe duan të nisin jetën duke pasur në pronësi një apartament”, tha ministrja.

Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka kryer analiza të tregut shqiptar të banesave gjatë vitit të fundit, me synim identifikimin e nevojave të të rinjve për strehim.

“Ne kemi bërë që prej një viti analiza të nevojës së tregut shqiptar. Ky program adreson nevojën që të rinjtë dhe të rejat shqiptare sot kanë për të filluar jetën e tyre”, deklaroi ajo.

Programi i prezantuar nga Rama parashikon 2 mijë kredi me interes zero për apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro dhe 2 mijë kredi të tjera me interes 3% për banesa me vlerë mbi 60 mijë euro. Krahas kredive, qeveria ka parashikuar edhe 3 mijë mundësi për qira të subvencionuar në masën 50%.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Delina Ibrahimaj

Nga e njëjta kategori

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e “përpiu” pushteti

më shumë...

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë jam “trajneri”, e caktoj unë formacionin

më shumë...

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan se më lanë të vdekur

më shumë...

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me Presidentin Trump, nuk tërhiqem nga ky investim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:54

Mësoni kuptimin e filozofisë japoneze të jetës...

10:41

Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse...

10:19

Rama: Meta ishte një talent në politikë,...

10:12

Rusia paralajmëron Lituaninë: Do jesh në shënjestër...

10:10

Si e zgjedh kabinetin qeveritar? Rama: Unë...

10:02

Rama: Më kanë rrahur dy herë, kujtuan...

9:53

Zvërneci, Rama: Nuk kam folur kurrë me...

9:50

Rama: Largohem nga qeverisja nëse Shqipëria futet...

9:43

Akuzat e Ahmetajt, Rama: Kisha investuar në...

9:34

Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet...

9:07

Situata e zjarreve në vend, MM: 21...

9:04

“Jepe dorëheqjen”, nxënësit e shkollës shqiptare në...

8:48

Nisma e qeverisë për strehimin social, Pipiria:...

8:10

Vdekja e elektriçistit në Patos, reagon policia

7:50

Hodhi mbetje mjedisore në afërsi të Stacionit...

7:44

IDF: Kemi shkatërruar një kompleks të madh...

7:34

Haxhiu e shtyn për të dielën seancën...

7:19

Deputetët britanikë votojnë kundër legalizimit të vdekjes...

7:02

Dy javë pas ndarjes nga jeta të...

6:36

E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do të jemi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.