Kreu i qeverisë, Edi Rama, në një intervistë këtë të premte në podcastin “Flasim”, ka folur edhe për projektin në Zvërnec, i cili është bërë nga vajza e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Rama deklaroi se lidhur me këtë çështje nuk ka pasur asnjëherë komunikim me Presidentin Trump.
Ndërkohë, numri një i qeverisë ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga ky investim, por vetëm nëse ligji dhe shkenca, siç thotë ai, do t’ia ndalojnë, atëherë projekti nuk do të realizohet.
“S’kam folur kurrë me Trump për këtë projekt… Nëse do të më ndalojë ligji dhe shkenca, nuk do të bëhet projekti në Zvërnec”, tha Rama.





