Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja e Maduros...

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste me virusin...

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e Jashtëm të...

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë, Karakaçi: Do...

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës për naftën”,...

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në cilat zona...

Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si ministre e...

Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin Demo: Do...

“Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”,...

Kush do ta zëvendësojë Trumpin? Vance dhe Rubio, dy...

Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari

11 Shtator 10:03

Besfort Lamallari largohet nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme, post të cilin e mbante prej marsit të vitit 2026.

Lamallari kishte marrë më herët drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë në shtator të vitit 2025, ndërsa në karrierën e tij në administratën publike ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Brendshëm, që prej tetorit të vitit 2017.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e sigurisë, drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar. Që prej vitit 2020, Lamallari ka përfaqësuar Shqipërinë si negociator përgjegjës për Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian.

Gjatë karrierës së tij në administratë, ai është angazhuar edhe në menaxhimin e situatave të emergjencave. Në nëntor 2019 shërbeu si delegat i qeverisë dhe i Komitetit Ndërministror për Emergjencat Civile për menaxhimin e ekipeve të kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Durrës. Në prill 2020 u angazhua gjithashtu në menaxhimin e situatës së krijuar nga epidemia e COVID-19 në rajonin e Shkodrës.

Besfort Lamallari ka lindur më 18 korrik 1987 në Peshkopi të Dibrës. Ai ka përfunduar studimet universitare në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2009.

Në vitin 2013, ai u diplomua në Universitetin e Oksfordit me një Master Shkencash në Kriminologji dhe Drejtësi Penale. Më herët kishte kryer studime pasuniversitare në Itali, ku mori një diplomë LL.M në “Bashkëpunim Ndërkombëtar kundër Krimit të Organizuar Transnacional”.

Lamallari është trajnuar gjithashtu nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), Shkolla e Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Kopenhagës, si dhe në Programin e Akademisë së Studimeve Politike të Këshillit të Evropës.

Ai ka pasur edhe angazhime në fushën akademike dhe kërkimore, duke shërbyer si studiues i pavarur dhe autor i studimeve mbi krimin e organizuar, radikalizimin dhe terrorizmin.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Vrau 24-vjeçarin në derë të shtëpisë, lihet në burg autori në Shkodër, “kyç” gojën në Gjykatë

më shumë...

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë, policia i gjen armë, municion dhe 20 mije euro

më shumë...

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës për naftën”, Ibrahimaj: Vijon subvencionimi për transportin publik

më shumë...

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në cilat zona të Tiranës gjenden apartamentet me 60 mijë euro

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:59

Vrau 24-vjeçarin në derë të shtëpisë, lihet...

11:57

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja...

11:44

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste...

11:35

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e...

11:08

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë,...

11:06

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë,...

11:00

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës...

10:53

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në...

10:32

Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si...

10:30

Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin...

10:25

“Do të kalojë në stolin tim bashkë...

10:16

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet...

10:11

Mbrojtja: 40 vatra zjarri në 24 orë,...

10:04

Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort...

10:03

Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort...

10:03

“Borders”, arrestohet 27-vjeçari në Korçë, po transportonte...

9:34

Rindërtimi pas tërmetit të 2019-ës, vijojnë punimet...

9:24

Zgjedhja e nënkryetarëve mbledh sot Kuvendin e...

9:08

Kush do ta zëvendësojë Trumpin? Vance dhe...

8:51

25 vite nga 11 Shtatori, Begaj nderon...

Më të klikuarat

  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.