Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët...

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe...

Sulmi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, 16...

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%, Carney: Do...

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund luftës me...

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte!...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg...

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me SHBA-në për...

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret 29-vjeçaren para syve të partnerit, një ditë pasi ishin fejuar

22 Gusht 11:15

Një 29-vjeçare është vrarë brutalisht nga një ari i murrmë gjatë një udhëtimi kampingu në malet Altai të Rusisë, vetëm një ditë pasi i fejuari i saj i kishte propozuar martesë.

Sipas raportimeve, Snezhana Korolyova dhe i fejuari i saj po qëndronin në një kamping në fshatin Artybash, në Siberinë jugore, kur rreth orës 01:00 një ari ka sulmuar çadrën e tyre.

Çifti, i cili ishte fejuar një ditë më parë është zgjuar nga zhurmat, ndërsa kafsha ka shqyer çadrën dhe më pas ka tërhequr zvarrë 29-vjeçaren. Ariu e ka vrarë gruan dhe më pas ka transportuar trupin e saj përtej lumit Biya.

Rojet e gjuetisë dhe policia kanë shtënë në ajër për ta larguar kafshën, por nuk e kanë qëlluar atë. Sipas dëshmitarëve, autoritetet kanë pretenduar se në zonën e banuar kishte kufizime për përdorimin e armëve.

Një dëshmitare, Alina, tha se ariu nuk e lëshonte viktimën dhe e tërhoqi atë përtej lumit. Ndërkohë, një tjetër kampiste tregoi se motra e saj u përball me të njëjtin ari atë natë dhe arriti të shpëtonte vetëm pasi një shofer ndërhyri duke përdorur dritat e automjetit.

Mbetjet e 29-vjeçares u gjetën më vonë në vendin ku kafsha dyshohet se e kishte varrosur. Sipas raportimeve lokale, ariu mbeti në arrati pas sulmit.

Pas ngjarjes, në fshat u shpall një gjendje alarmi për 10 ditë. Banorët kanë ngritur shqetësime për shtimin e numrit të arinjve në zonë. Një përfaqësues i shoqatës lokale të gjuetarëve dhe peshkatarëve pretendoi se shkurtimi i sezonit të gjuetisë ka ndikuar në rritjen e popullsisë së arinjve dhe në afrimin e tyre drejt zonave të banuara.

Sipas banorëve, rreth 20 arinj enden rregullisht në zonën përreth fshatit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
ariu Rusi vret 29 vjecaren

Nga e njëjta kategori

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj ndan fotot nga fëmijëria me dedikimin emocionues

më shumë...

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët sërish konstituimi i parlamentit

më shumë...

Durrës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, dënuar me 3 vite e 6 muaj burg në Kosovë

më shumë...

E rëndë në Kosovë/ Po luante me kallashnikov, i mituri qëllon vëllain 10-vjeçar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:39

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj...

12:05

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të...

11:50

Durrës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim...

11:34

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata vlerëson...

11:15

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e...

11:07

E rëndë në Kosovë/ Po luante me...

10:52

U kap në flagrancë nga droni duke...

10:15

Fluks i lartë në Kapshticë, rreth 6...

10:13

Situata me zjarret në vend, 32 vatra...

9:50

Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në...

9:42

Zjarr i madh gjatë natës në Gjyralë...

9:01

Sulmi rus në një qendër tregtare në...

8:42

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%,...

8:31

E keni të vështirë të ngriheni nga...

8:20

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund...

8:13

Parashikimi i moti për këtë të shtunë,...

10:48

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:27

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto...

10:11

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për...

9:56

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 26...

Më të klikuarat

  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • E keni ditur? Ja pse nuk duhet ta pini më ujin që keni harru...
  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.