Berat Gjimshiti do të bëhet futbollisti më i paguar shqiptar pas firmosjes me Al Diriah.
Bëhet me dije se kapiteni kuqezi do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, duke kaluar kështu në majë të rënditjes si futbollisti shqiptar më i paguar.
Mësohet po ashtu se edhe Atalanta do të përfitojë 3 milionë euro nga transferimi i Gjimshitit, të cilit i skadonte kontrata me skuadrën bergamaske sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë se 33-vjeçari firmoste për herë të parë me Atalantën në vitin 2016.





