Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë sfidon demokracinë:...

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk marrin pjesë,...

“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama i përgjigjet...

Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët më të...

Përshkallëzohet lufta: Ukraina godet objektet strategjike në Moskë, Rusia...

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më shumë se...

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

Plagosja në Elbasan, reagon policia: U qëllua drejt tre...

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3...

Burnham formon qeverinë e re britanike, emërohen ministrat

Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, në pritje të vendimit të PD për bojkotin

20 Korrik 08:51

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, projektrezolutash dhe raportesh vjetore të institucioneve kushtetuese dhe të drejtësisë. Në të njëjtën kohë, mbetet e paqartë nëse Partia Demokratike do të vijojë bojkotin e seancave parlamentare, ndërsa jashtë godinës është paralajmëruar një protestë qytetare.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 16 korrikut dhe paraqitjen e raportit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025. Në rendin e ditës është përfshirë edhe projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”, si dhe diskutimi dhe miratimi i projektrezolutave për veprimtarinë gjatë vitit 2025 të institucioneve kryesore të pavarura dhe të sistemit të drejtësisë, mes tyre Avokati i Popullit, KLGJ, KLP, KLSH, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe ILD.

Një orë para nisjes së seancës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në selinë blu, ku pritet të merret vendimi përfundimtar nëse deputetët demokratë do të marrin pjesë në Kuvend apo do të vijojnë bojkotin.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ka kërkuar deputetëve të jenë të përgatitur për të dyja skenarët, duke bërë të ditur se vendimi final do të merret vetëm pas mbledhjes së grupit.

Demokratët bojkotuan seancat parlamentare duke nisur nga 2 korriku, pas përshkallëzimit të përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës. Seanca e sotme mund të shënojë rikthimin e tyre në sallën e Kuvendit ose vazhdimin e bojkotit, në prag të mbylljes së punimeve parlamentare për pushimet verore.

Ndërkohë, jashtë Parlamentit është paralajmëruar një protestë qytetare gjatë zhvillimit të seancës plenare, duke shtuar tensionin politik në ditën e fundit të rëndësishme të punimeve të Kuvendit para ndërprerjes së aktivitetit për verën.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bojkot Kuvendi PD

Nga e njëjta kategori

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita: Rinasi po menaxhon me sukses fluksin e sezonit

më shumë...

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet se ishte një kërcënim për Fadil Ballën

më shumë...

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë 30-vjeçarja finlandeze në Vlorë

më shumë...

Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan drejt Athinës, çfarë shkroi para aktit në letër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:43

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita:...

11:40

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet...

11:34

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë...

11:30

Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje...

11:15

Fshatrat në Rusi goditen rëndë nga kriza...

11:01

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë...

10:42

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk...

10:32

Kultivoi 175 bimë kanabisi mes kanioneve, arrestohet...

10:21

“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama...

10:09

Paketa e Maleve, Rama: Anulimin e kërkojnë...

9:27

Korçë, 66-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës...

9:18

Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët...

9:03

Dalin nga spitali tre të plagosurit e...

8:53

U kap me tritol dhe granata në...

8:33

Përshkallëzohet lufta: Ukraina godet objektet strategjike në...

8:29

Rama publikon pamjet nga Lungomare 4: Punimet...

8:13

Horoskopi i së martës: Paratë buzëqeshin për...

8:08

Moti sot: Rikthehen reshjet në disa zona...

10:44

Përmbytje në Afganistan, 20 viktima dhe më...

10:19

SHBA akuzon Kubën për spiunazh

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • “Më shiko në sy Sali”, Zegjine Çaushi përplaset me liderin d...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • “Përgëzime Spanjës”, Messi ‘thyen heshtjen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.