Për të 45-ën ditë radhazi, qytetarët vijuan protestën kundër projektit turistik në Zvërnec dhe politikave të qeverisë.
Me një numër më të ulët pjesëmarrësish se ditët e mëparshme, protestuesit u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Tubimi vijoi përballë godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit shpalosën pankarta dhe përsëritën thirrjet e tyre kundër qeverisë.
Në qendër të kërkesave të tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama , anulimi i projektit të Zvërnecit, shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe shfuqizimi i “Paketës së Maleve
Pas tubimit në kryeministri protestuesit vazhduan marshimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.
Organizatorët deklaruan se protesta do të vijojë çdo ditë, duke kërkuar reagim institucional ndaj çështjeve që kanë.
/vizionplus.tv





