“Berisha po mban në pushtet Ramën”. I këtij mendimi ka qenë gazetari Armir Shkurti, i cili teksa ka komentuar situatën e fundit politike dhe protestat.
I ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakaj, Shkurti tha se Berisha po mban peng opozitën, duke e bërë PD sikur po funksionon për të fuqizuar pushtetin e Ramës. Sipas tij, sjellja e Berishës është njësoj si Lulzim Basha.
“Rama dhe Berisha janë bashkë, mbajnë njëri-tjetrin. Roli i Berishës është një 02 i Lulzim Bashës, që të ketë një opozitë që të duket sikur funksionon, por faktikisht të mos jetë e besueshme dhe Edi Ramës ti çimentojë pushtetin. Më pëlqen ky slogani. Nëse shqiptarët Ramën dhe Berishën i quajnë në burg bashkëfajtor do të thotë që janë ndërgjegjësuar. Ky estabilishent është kriminal dhe ata janë bashkë. Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte ajo që ngriti popullin se çdo njëri e pa veten të kapur nga dy uniforma që mund të jetë Rama dhe Berisha që tërheq popullin zvarrë, mund të jetë gjyqtari që tërheq çështjen e pronës tënde, administrata që të tërheq zvarrë, ti që tërheq zvarrë valixhen e emigracionit. Atdheu jot që është duke u tërhequr zvarrë nga lobingje të ndryshme, po marrin për klientelizëm detin e malin”, tha Shkurti.
/vizionplus.tv





