Subscribe

Mjaftuan pak minuta që mazhoranca të miratonte e vetme ndryshimet në ligjin për kamerat e sigurisë. Rishikimi erdhi pasi Presidenti i Republikës e ktheu atë për rishqyrtim në Parlament, si dhe vetëm në momentin kur dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës, PS dhe LSI, ranë dakord për përcaktimet e reja në ligjin përkatës. Më herët votimit, komisioni është përfshirë nga debatet mes deputetëve. Më të ashprat ishin replikat mes vetë përfaqësuesve të mazhorancës. Socialisti Pjerin Ndreu, kërkoi shtyrjen e nismës, pasi siç tha nuk ishte njohur me draftin. Kreu i Komisionit, deputeti i LSI-së Spartak Braho, nuk gurroi t’i kujtojë Ndreut, mungesën e kontributit të tij në hartimin e ligji. Pushimi prej një ore rezultoi i dobishëm, për të bindur deputetin Nderu, të votojë ligjin. Opozita, e cila braktisi mbledhjen, e konsideroi ligjit si një pazar korruptiv. Pasi morri votën pro në Komisionin e Sigurisë, ligji do të kalojë për votim në seancën plenare të ditës së enjte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *