Një polic i postës së Dhërmiut dhe 4 persona te tjerë janë arrestuar,  pasi posedonin 25 kilogramë hashash. Operacioni i koduar “Strom” vuri në pranga efektivin Hasan Hysenaj, 47-vjeç. Po ashtu u kapen edhe Ferdbent Hoxha, Emiljano Lazaj, Mjaftim Jonuzaj dhe  një 18-vjeçar. Ata u arrestuan në rrugën kombëtare në afërsi të fshatit Babicë ne Vlorë. Lënda narkotike e ndarë në 6 thasë ishte fshehur në bagazhin e nje makine. Policia sekuestroi edhe dy automjete, si dhe 5 aparate celulare qe përdoreshin nga trafikantet.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *