Sami Alliu, 70 vjeç, dyshohet se është autor i dy zjarrvënieve të qëllimshme në Lundër dhe Shkozë, brenda dy ditëve.
I moshuari u arrestua në flagrancë nga agjentët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, të cilët kishin konstatuar zjarrin pranë magazinave të Bashkisë së Tiranës në Lundër.
Sipas burimeve, pas arrestimit, Alliu nuk ka dhënë një motiv konkret për veprimet e tij. Ai dyshohet se u ka thënë efektivëve: “Ku shikoj shkurre, dua t’i djeg.”
Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka bërë të mundur kapjen e tij dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve dhe përcaktimin e përgjegjësisë penale të 70-vjeçarit.





