E martë, 13 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me armë

Një denoncim është regjistruar në komisariatin e policisë së Kurbinit.

Një 28-vjeçar, rreth orës 23:55 të së dielës ka deklaruar para uniformave blu se drejt tij është qëlluar me armë zjarri, teksa ka qenë duke lëvizur në këmbë.

Reklamë

Nga të shtënat, i riu nuk ka pasur asnjë lëndim.

“Rreth orës 23:55, në Laç, shtetasi S. K., 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, duke lëvizur në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pa shkaktuar dëmtime.

Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve, identifikimin e kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë