Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapjas për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij, që zhvillohet sot në Elbasan.
Vendimi është marrë pas vlerësimit të shkallës së rrezikshmërisë së të dënuarit, informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe nivelit të riskut që lidhej me vendin ku do të zhvillohej ceremonia mortore.
Lexo edhe :
Related Posts
Megjithëse Policia e Shtetit kishte marrë masa të posaçme sigurie për shoqërimin e Çapjas, përfshirë angazhimin e një grupi të forcave speciale RENEA, autoritetet e burgjeve kanë vlerësuar se pjesëmarrja e të dënuarit me burgim të përjetshëm në ceremoni ka risk të lartë.
Për këtë arsye, kërkesa për leje të posaçme është refuzuar dhe Ardian Çapja nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të nënës së tij në Elbasan.






