Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Tragjedi! Përplasen dy kamionë, humbin jetën 18 persona

Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë...

Përshkallëzohet kriza detare në Lindjen e Mesme, sulmohet anija...

Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një...

Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në spital

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha: Kërcënim ndaj...

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri duhet të...

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë, merr flakë...

Katari për rihapjen e Hormuzit: Irani dhe Omani në...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”, Berisha për deklaratën e Zelenskyt: E pavend, nuk e harrojmë

10 Gusht 12:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për gazetarët ka komentuar deklaratën e bërë disa ditë më parë nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Beograd. Ai deklaroi se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

Berisha e konsideroi deklaratën “të pavend dhe të papranueshme”, duke argumentuar se ajo bie ndesh me qëndrimet e NATO-s, Planin e Ahtisaarit dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i PD-së theksoi gjithashtu marrëdhëniet dhe solidaritetin e shqiptarëve me Ukrainën që prej nisjes së luftës kundër agresionit rus, ndërsa e cilësoi Serbinë si një aleate të rëndësishme të Moskës në Ballkan. Sipas Berishës, deklarata e Zelenskyt në Beograd është jashtë kontekstit historik dhe nuk duhej të ishte bërë në atë vend.

Berisha: Ne shprehim keqardhje për deklaratën e Presidentit Zelensky në Beograd për pavarësinë e Kosovës, të cilën ai u shpreh se është e njëanshme. Kjo deklaratë e Presidentit Zelensky vjen në kundërshtim të hapur me vendimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut, me planin e Ahtisarit të ngarkuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, vjen në kundërshtim të hapur me vendimet e vendeve kryesore anëtare të NATO-s, vjen në kundërshtim të hapur me të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar të interpretuara ato me kërkesë të Beogradit nga Gjykata Ndërkombëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila është shprehur për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, deklarata është jashtë çdo konteksti historik. Shqiptarët janë një komb mik me kombin ukrainas dhe në Shqipëri dhe Kosovë ata janë solidarizuar plotësisht me luftën heroike në popullit të Ukrainës nën udhëheqjen e Zelenskyt kundër agresionit barbar rus. Serbia deri para pak kohësh ishte kali i Trojës i Kremlinit në Ballkan. Është Rusia e vogël, e cila në mënyrë të pamohueshme shërbeu dhe vazhdon të shërbejë si prapavijë e fuqishme e Rusisë në Ballkan. Deklarata e Zelenskyt është jashtë çdo konteksti dhe PD e konsideron një deklaratë të pavend dhe të papranueshme. Një deklaratë fatkeqe në një vend që s’duhej bërë kurrë për pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë Berisha theksoi se pavarësisht deklaratës së Zelenskyt, Shqipëria do të vijojë në qëndrojë në krah të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Berisha: Presidenti bëri një deklaratë të tillë. Ne nuk harrojmë dhe nuk e pranojmë këtë deklaratë, por nuk mund të bëhet fjalë që të ndryshojmë qëndrimin ndaj agresionit barbar rus ndaj popullit ukrainas që po bën një luftë heroike në mbrojtje të pavarësisë.

Ukraina është një nga shtetet evropiane që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kievi ka ruajtur këtë qëndrim edhe pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë, ndërsa zyrtarët ukrainas kanë argumentuar se çështja e Kosovës duhet të trajtohet në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Berisha kosove Zelensky

Nga e njëjta kategori

“Benz-i” përplas biçikletën në Fier, një i plagosur

më shumë...

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha: Kërcënim ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve të Kosovës

më shumë...

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri duhet të mbartë ujin, jo pakënaqësi gjeopolitike!

më shumë...

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 8 vatra zjarri aktive në 5 qarqe, flakët riaktivizohen në Dajt dhe Patos

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:09

Tragjedi! Përplasen dy kamionë, humbin jetën 18...

7:00

Vuçiç kërcënoi Kosovën me devijimin e lumit...

6:48

“Benz-i” përplas biçikletën në Fier, një i...

6:45

Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk...

6:12

Përshkallëzohet kriza detare në Lindjen e Mesme,...

5:46

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, KASH:...

5:41

Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër...

5:35

Simptomat e hershme të demencës mund të...

5:19

Kryeministri grek rrëzohet nga biçikleta, përfundon në...

5:04

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i...

5:03

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha:...

4:50

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri...

4:42

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë,...

4:38

E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të...

4:32

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 8 vatra...

4:23

Katari për rihapjen e Hormuzit: Irani dhe...

4:01

Çfarë mban një infermier gjithmonë në shtëpi

3:58

Jetonte i vetëm, gjendet i pajetë në...

3:54

Trendi i ri i bandave, marrin shtëpi...

3:48

“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.