E mërkurë, 14 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë pasurore, miraton masën “arrest me burg” për Renardo Nallbanin

Gjykata e Posaçme miraton masën “arrest në burg” për Renardo Nallbanin, i cili u arrestua dy ditë më parë në Palasë, pas më shumë se dy vitesh në kërkim nga SPAK.

Prokurori i çështjes Dritan Prençi kërkoi nga shkalla e parë e gjyqësorit të lihet në fuqi masa e arrestit lëshuar më herët ndaj Nallbanit, pasi ai dyshohet të ketë kryer 3 vepra penale.

Reklamë

Ndonëse avokati i Renardos ofroi garanci pasurore në këmbim të një mase më të butë, nuk u mor parasysh nga gjykata.

Ky i fundit kërkohej për çështjen e inceneratorit të Tiranës, fraksion i cili zbriti për gjykim pak javë më parë në Gjykatën e Posaçme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë