Një 62-vjeçar nga Kruja, i cili u kap në flagrancë në parcelën që kishte kultivuar bimë narkotike, është arrestuar.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin E. P., 62 vjeç, banues në Krujë.
Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Skahide”, lagjja Barun, Krujë, u konstatua një parcelë e kultivuar me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Kontrollet vijojnë në territorin e Krujës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.





