E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat e tyre dërgohen në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, në zonën e Mollajt.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe, për pasojë, një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Reklamë

Në automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi F. M., ndodheshin bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Të katër personat, përfshirë edhe drejtuesin e automjetit, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Reklamë

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar katër persona.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë