Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia...

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë...

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë,...

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat...

Media franceze jep detajet nga arrestimi i Ermal Beqirajt:...

“Unë u them lamtumirë fëmijëve të mi çdo natë, në rast se nuk zgjohemi”, civilët dokumentojnë jetën e tyre në Gazën e shkatërruar nga lufta

16 Tetor 10:02

Brenda disa ditësh nga fillimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar, dy palestinezë filluan të filmonin jetën e tyre të përditshme për BBC. Aya iku në jug të rajonit për siguri, ndërsa Khalid zgjodhi të qëndronte në veri. Ata dokumentojnë shpërthimet, evakuimet e shumta, vdekjet dhe traumat e fëmijëve që përjetojnë nga lufta.

Ndër skenat thellësisht të trishta, Khalid dokumenton se si loja e fëmijëve të tij është ndikuar nga ekspozimi i tyre ndaj luftës, ndërsa Aya filmon reagimin e saj emocional kur mësoi se shtëpia është shkatërruar.

Lexo edhe :

Related Posts

Një ditë pas kërcënimeve të SHBA-së, Izraeli lejon 50 kamionë me ndihma humanitare të hyjnë në Gaza

“Çdo natë u them lamtumirë fëmijëve të mi, sepse nuk e di nëse do të zgjohemi të nesërmen”, dëgjohet duke thënë Khalid, duke përqafuar djalin e tij brenda një. “Çdo mëngjes zgjohemi me një masakër të re. Ata po hedhin fletëpalosje që na thonë të largohemi” . Pak më vonë, është natë dhe Khalidi po flet me vajzën e tij, e cila ia bën të qartë se nuk dëshiron të shkojë në jug. “Pse,” e pyet. “Sepse kam frikë nga raketat”, i përgjigjet vogëlushja.

Pak më tej dhe më afër Palestinës, Aya po flet me motrat e saj, pasi ka fjetur vetëm gjysmë ore dhe ka paketuar gjërat e tyre për t’u larguar nga vendi ku po bien bombat. “Rruga është shumë e rrezikshme. Shpresoj t’ia dalim”, thotë e reja.

Në videon e BBC-së, kamera kthehet tek Khalid, që flet për të afërmit që humbi dhe sa njerëz të tjerë të njohur dhe të dashur la nën rrënoja. Kur filluan sulmet, ai vetë hapi një qendër mjekësore të improvizuar në shtëpi. Ai është fizioterapist dhe jo mjek, por çfarëdo njohurie që ka i ndihmon. Kjo më bëri të ngulmoj dhe të qëndroj në qytetin tim”.

Aya, nga ana tjetër, beson se vendi më i sigurt për dikë është shkolla, megjithëse bombat që dëgjohen duke shpërthyer shumë pranë tyre, i trembin nxënëset e vogla.

Pamjet pas kësaj bëhen më të ashpra, me burra dhe gra që përpiqen të shpëtojnë atë që munden në një ndërtesë aty pranë, e cila është bombarduar. “Na thanë të vinim këtu. Do ishim të sigurt”, dëgjohet duke bërtitur një grua. “Ku është siguria.”

Në shtëpinë e Khalidit, fëmijët e tij luajnë “mjekë dhe ambulanca”, duke harruar përkohësisht frikën e tyre dhe duke imituar atë që shohin çdo ditë. “Më thyhet zemra kur i shoh kështu”.

Në të njëjtën kohë, disa shtëpi më poshtë, bombat goditën një ndërtesë tjetër. Vajza e vogël e Khalidit fshihet nga frika. Disa skena më vonë shohim të njëjtët fëmijë duke ngrënë degë nga pemët dhe babain e tyre duke thënë: “Ne hamë çdo gjë që nuk mund të na helmojë”. Gëzimi i tyre kur marrin një pako me ushqime të kujton gëzimin e fëmijëve që hapin dhuratat e tyre në Krishtlindje. “Shiko thjerrëzat”, thonë dhe duartrokasin.

Aya dhe familja e saj janë në qytetin Khan Yunis, në kampin e refugjatëve. Khalid dhe fëmijët e tij mbeten në Jamalia.

Më shumë se 42,000 palestinezë janë vrarë në Gaza si rezultat i fushatës ushtarake të Izraelit, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit. Historitë e Aya dhe Khalid janë dy nga katër të paraqitura në dokumentarin e ri të Shërbimit Botëror të BBC-së dhe Storyville ‘Life and Death in Gaza’. Filmi është pjesë e një serie programesh në BBC Two, BBC Four dhe iPlayer për të shënuar njëvjetorin e luftës së 7 tetorit midis Izraelit dhe Hamasit./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BBC dokumentar Gaza video

Nga e njëjta kategori

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u dëmtua nga guri fleksibël

më shumë...

Gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, ish-deputetja: SPAK ka ndërtuar akuzën mbi interpretime të mesazheve

më shumë...

Konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, tre të arrestuar

më shumë...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti kur i ofron karamele të pranishmëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:14

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u...

10:59

Gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin,...

10:34

Adnan Xholi hap garën për Prokurorin e...

10:04

Konflikti për pronën mes dy familjeve në...

9:57

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit...

9:43

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA...

9:41

Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i...

8:48

Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e...

8:42

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë...

8:31

“Kujdes me premtimet që bëni”, parashikimi i...

8:16

Temperatura të larta, parashikimi i motit për...

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

11:18

A do të kandidojë për Bashkinë e...

11:03

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

10:26

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis:...

10:16

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja:...

10:00

Media franceze jep detajet nga arrestimi i...

9:58

A prisnit që protestuesit të krijonin parti...

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.