Subscribe

Edhe pse një grup me operatorë turistikë nga Kroacia erdhën për të sjellë eksperiencën e tyre në Shqipëri, agjencitë tona thonë se jemi larg këtyre standardeve. Megjithë punën për përfshirjen e emrit të vendit tonë në paketën ballkanike të turizmit, cilësia e shërbimit, infrastruktura dhe numri i vogël i shtretërve Shqipëria nuk konkurron dot rajonin. Operatorët turistikë thonë se një nga problemet e këtij viti është edhe vonesa në nxjerrjen e akteve nënligjore të ligjit të turizmit, i cili është i pazbatueshëm, sa i përket standardeve të hoteleve dhe informalitetit në këtë treg. Por megjithe këto probleme, Agjencia Kombëtare e Turizmit vijon punën për të promovuar vendin tonë. Pavarësisht përpjekjeve për të thithur sa më shumë turistë dhe ftesës që i bëhet agjencive kroate nga vendi ynë, statistikat tregojnë se numri i shqiptarëve që shkojnë në Kroaci është më i lartë se i kroatëve që vijnë këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *