E hënë, 26 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ekspozita “Kujtesa e kohës”, të rinjtë në Durrës prezantojnë krijimet e tyre

Në Shtëpinë “Aleksandër Moisiu” në Durrës u inaugurua ekspozita “Kujtesa e Kohës”, një aktivitet që solli në vëmendje talentin dhe krijimtarinë e artistëve të rinj.

Përmes veprave të tyre, ata përcollën emocione, kujtime dhe reflektime mbi jetën, kohën dhe sfidat e së sotmes, duke krijuar një urë lidhëse mes të shkuarës, të tashmes dhe së ardhmes.

Reklamë

Ekspozita tërhoqi artdashës dhe vizitorë të shumtë, të cilët vlerësuan origjinalitetin dhe mesazhet e secilit krijim artistik.

“Kujtesa e Kohës” është një nismë që jo vetëm promovon artistët e rinj, por edhe forcon rolin e artit si një mjet komunikimi, reflektimi dhe ruajtjeje të kujtesës kolektive.

Më shumë video

Reklamë