E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, lihen në burg vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakri

Fatjon Bushgjoka, i arrestuar, Renis Dobra, viktima dhe Kristi Bushgjoka

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të pandehurit, vëllezërit Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj, si dhe Petrit Hoxha alias Çakri, të cilët akuzohen se kanë rrëmbyer dhe vrarë të riun Renis Dobra në zonën e Matit.

Në seancën gjyqësore, të pandehurit kanë kërkuar ndjesë për incidentin e ndodhur në seancën e mëparshme, ku ata u përfshinë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin brenda sallës së gjyqit.

Reklamë

Mbrëmjen e 8 korrikut, 23-vjeçari Renis Dobra u mor peng nga autorët e dyshuar dhe më pas u mbyt me litar.

Trupi i tij u gjet buzë liqenit të Shkopetit, ndërsa makina ishte në ujë. Fillimisht policia dyshoi se i riu ishte mbytur, por në bazë të hetimeve dhe në këqyrjen e kamerave të sigurisë u zbuluan lëvizjet e makinës së personave të arrestuar dhe atyre në kërkim në zonën ku ndodhi krimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë