Ambasada e SHBA në Prishtinë mesazh Presidentes së Kosovës: Presim me padurim të bashkëpunojmë me ju

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur zgjedhjen e Justinа Shiroka Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me presidenten e re të Kosovës dhe institucionet e vendit.
“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justinа Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Po ashtu, përfaqësuesit amerikanë kanë ritheksuar përkushtimin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë.
“Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, theksohet në përgjigje.
Justina Shiroka Pula u zgjodh presidente e re e Kosovës më 6 tetor.




