Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka sovrani, 28 Nëntori po vjen!

Kryedemokrati Sali Berisha ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit bregdetar në kuadër të “Ripërtëritjes”.
Gjatë fjalës së tij kreu i PD ka paralajmëruar kryeminsitrin Edi rama për protestën e ditës së shtunë, e cila do të jetë kombëtare.
Berisha theksoi se 28 nëntori po vjen dhe se ditae flamurit do të nderohet nag shqiptarët më mirë se kurrë.
“I them Edi Ramës, mos mendo mor i mjerë se do mund të rrish në atë karrige duke thyer kocka studentësh dhe të rinjsh.
Jo, jo, nuk ke njohur ti akoma kufijtë e trimërisë së tyre.
Nuk i ke njohur akoma.
Në qoftë se ata udhëhiqen nga vetëpërmbajtja, e cila është trimëri, është guxim, i bindur edhe njëherë se fjalën e fundit në të gjitha këto lloj betejash midis tiranit dhe sovranit, e ka thënë sovrani.
Se firmën e fundit midis tiranit dhe sovranit, e ka vendosur sovrani.
Ndaj dhe je krejtësisht i pashpresë.
Studentët janë të gatshëm dhe do jenë të gatshëm, takohu me kë të duash prapa skenave, por ata do i kesh në shesh të pamposhtur.
Data 28 Nëntor po vjen, Dita e Flamurit do nderohet nga shqiptarët më mirë se kurrë në historinë e tyre”, tha Berisha.




